Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiranë: Futi me forcë një person në makinë, arrestohet i dyshuari (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 15:42

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka arrestuar një 34-vjeçar pasi e kishte futur me forcë në automjetin e tij, një qytetar tjetër.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me të marrë informacionet zyrtarët policorë dolën për të hetuar rrethanat e rastit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë”.

“Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.