Tiranë, forum ekonomik për sfidat për një zhvillim të qëndrueshëm NULL NULL 07.12.2018 16:43 07.12.2018 16:43 Në Tiranë po mbahet forumi ekonomik me temën kryesore “Sfidat për një Zhvillim të Qëndrueshëm”. Pjesë e këtij forumi janë përfaqësues nga vendet e rajonit, të cilët sjellin eksperiencat e tyre nga vendet që vijnë. Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë z. Shpend Balija i cili po merr pjesë në këtë takim ka diskutuar rreth temave ekonomike me theks të veçantë mbi investimet e huaja direkte në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Gjatë fjalimit të hapjes së panelit, Drejtori Ekzekutiv i KIE përshëndeti iniciativat e politikave të favorshme fiskale të cilat po ndërmerren në Republikën e Kosovës, të cilat do të kontribojnë pozitivisht në lehtësimin e të bërit biznes, njofton Klan Kosova. “Në rajon duhet të thellohet bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik, por se kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur ka edhe respekt reciprok mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Baliaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë