15:01, 22 Janar 2020

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë shtetasit: U. M., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe N. P., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të falsifikuara dhe dy aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim./Top Channel

Konkurs Pune

Lexo më shumë