Tiranë, Delegacioni i Venecias takon nesër opozitën për emërimet në Kushtetuese NULL NULL 13.02.2020 22:07 13.02.2020 22:07 Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike. Në orën 08:15 të ditës së nesërme, Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi do të zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri. Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët. Pas takimit me Bashën delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani. Ndërkohë sot, ekspertët e Venecias patën një ditë të ngjeshur me takime që nisënme kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor,presidentin Ilir Meta dhe Arta Vorpsin./Ora News.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 15 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 26 minuta më parë