Tiranë: Burri rrah dhe kanos me mjet prerës gruan në sy të fëmijëve NULL NULL 16.06.2025 14:45 16.06.2025 14:45 Policia e Shqipërisë. Një 37-vjeçar në Tiranë është kapur në flagrancë nga policia duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe duke e kanosur me mjet prerës. Sipas policisë, është sekuestruar një armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari në banesë, dhe mjeti prerës, transmeton Klankosova.tv. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur po ashtu se 37-vjeçari kanosi gruan e tij në sy të fëmijëve. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjetra në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Çlirimit të Drenasit, Lladrovci përgatit mirënjohje për çdo familje dëshmori 2 minuta më parë
Ekonomi Këshilltaret e Osmanit dhe bizneset kosovare takohen me zv. ministrin e Ekonomisë në Japoni 6 minuta më parë
Kosova Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore 23 minuta më parë