Tiranë: Arrestohet mashtruesi, ua vodhi Facebookun disa kosovarëve dhe i mblodhi 100 mijë euro - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiranë: Arrestohet mashtruesi, ua vodhi Facebookun disa kosovarëve dhe i mblodhi 100 mijë euro

NULL NULL
30.03.2023 16:46
Krimet Kibernetike

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shqipëri.

L.P. u arrestua në Tiranë dhe dyshohet për mashtrim.

Ai dyshohet se ua ka vjedhur Facebookun disa kosovarëve dhe me anë të tyre ka arritur t’i mbledhë 100 mijë euro.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfereve monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.