Tirana zyrtare dënon aktet e dhunës në Maqedoni NULL NULL 09.05.2015 13:57 09.05.2015 13:57 Ministria e Jashtme shqiptare ka dënuar paraditen e së shtunës aktet e fundit të dhunës të verifikuara më herët gjatë ditës në Kumanovë të Maqedonisë. “Shprehim shqetësimin tonë për situatën e krijuar, me pasoja në jetë njerëzish. Dënojmë aktet e dhunës në Maqedoni dhe bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në një reagim për shtyp. Dikasteri numër 1 i diplomacisë shqiptare bën thirrje që të tregohet vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata. “Gjuha e urrejtjes duhet t’i lërë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, e sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është jetike”, thuhet më tej në njoftim. / Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.