“Tirana Open”, Panairi i Librit dhe Arteve Pamore NULL NULL 04.05.2015 16:58 04.05.2015 16:58 Nga gjashtë deri në 12-të maj, Tirana do të kthehet në një qëndër kulturore dhe kjo falë Festivalit të Librit dhe Arteve Pamore, i cili këtë edicion të dytë vjen nën logon “Tirana Open”. Një nga organizatorët, Arlinda Dudaj, thekson se këtë vit Festivali vjen i konceptuar ndryshe dhe i ndarë në katër shtylla kryesore që përfshijnë librin, artet pamore, muzikën dhe arkitekturën. Këtë edicion “Tirana Open” do të zhvillohet tek Pallati i Kongreseve dhe jo vetëm. Të gjitha institucionet kulturore në kryeqytet do të përfshihen në këtë Festival në të cilin do të jenë të ftuara figura të njohura të artit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë si Anri Sala dhe Adrian Paci.