16:52, 14 Mars 2019

Ndryshe nga vitet e tjera në Tiranë këtë 14 mars nuk është festuar edhe pse në rrugë të kryeqytetit nuk mungonin ballokumet apo veroret që janë simbol i kësaj feste pagane.

Ky ka qenë një vendim i Bashkisë së Tiranës që festimet e Ditës së Verës të zhvendosen ditën e diel ku moti do të jetë plot diell dhe 50 aktivitetet e përgatitura për këtë ditë të sjellin një fundjavë të paharruar për kryeqytetasit.

Sipas bashkisë, festimet të dielën do të nisin në orën 10:00 dhe do të ketë një sërë aktivitetesh të shpërndara në hapësira të ndryshme të Tiranës.

Në sheshin “Skënderbej” do të ketë aktivitete për fëmijë dhe jo vetëm, pasi çdo moshë mund të gjejë veten për të festuar që nga Panairi i Librit apo ai i turizmit.

Përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit do të ketë grupe kërcimi, muzikë latine si dhe Ansambli Kombëtar, shkruan Top Channel.

Në sheshin Nënë Tereza si çdo vit show me motora dhe “summer koncert” ndërsa në zonë e ish-bllokut live stage për të rinjtë dhe “street party”.

Ndërkohë që në Parkun e liqenit artificiale do te ketë shumë aktivitet sportive, por edhe festivali pranveror i kërcimit pranë amfiteatrit.

Në të gjithë hapësirën e parkut do të ketë aktivitete si “kitarat në park”, panairi i artizaneve, kampionati i peshkimi e shumë aktiviteteve të tjera.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë