Time Kadrijaj: Fitore Pacolli sa ishte në opozitë lobonte kundër vizave (VIDEO) NULL NULL 18.04.2023 18:44 18.04.2023 18:44 Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, se kishte lobuar kundër liberalizimit të vizave. Kadrijaj u deklarua kështu derisa ishte si e ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, dhe ishte duke folur për liberalizimi e vizave sot nga Parlamenti Evropian. “Ne e kemi pasur një deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kur ka qenë në opozitë sa herë që kemi bërë vizita zyrtare jashtë vendit, ka lobuar kundër liberalizimit të vizave. Ka deputetë të LVV-ës që kur kemi qenë në vizita jashtë vendit kanë lobuar haptazi kundër liberalizimit të vizave, kjo ka qenë Fitore Pacolli”, ka thënë Kadrijaj. Ajo ka shtuar se deputetë të LVV-ës kanë dashtë që të fillojë një periudhë e re në politikë me Albin Kurtin, gjë që sipas saj, nuk është parë askund për dy vjet të Qeverisë Kurti. “Këta nuk e kanë njohur asnjë rezultat, asnjë rezultat të pasluftës, e kanë kundërshtuar çdo rezultat të pasluftës duke dashtë që të fillohet një epokë e re me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje gjë që nuk po e shohim”, ka thënë Kadrijaj./Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months