TikTok gjobitet me miliona euro për transferime të pasigurta të të dhënave në Kinë NULL NULL 03.05.2025 08:05 03.05.2025 08:05 Platforma e shpërndarjes së videove TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të BE-së gjatë transferimit të tyre në Kinë, tha organi mbikëqyrës i privatësisë në një deklaratë të premten. Zëvendës Komisioneri i DPC-së, Graham Doyle, tha se transferimet shkelën Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) sepse TikTok nuk arriti të demonstronte se të dhënat personale të përdoruesve në BE, të aksesuara nga distanca nga stafi në Kinë, “u ofrua një nivel mbrojtjeje në thelb ekuivalent me atë të garantuar brenda BE-së”, transmeton Klankosova.tv “Si rezultat i dështimit të TikTok për të ndërmarrë vlerësimet e nevojshme, TikTok nuk e trajtoi aksesin e mundshëm të autoriteteve kineze në të dhënat personale të EEA-së sipas ligjeve kineze kundër terrorizmit, kundër spiunazhit dhe ligjeve të tjera të identifikuara nga TikTok si dukshëm të ndryshme nga standardet e BE-së”, shkruhet tutje në deklaratë. TikTok – i cili ka rreth 159.1 milionë përdorues aktivë mujorë në Evropë – duhet ta sjellë përpunimin e të dhënave në përputhje me rregulloret brenda gjashtë muajve. Transferimet e të dhënave në Kinë do të pezullohen nëse ky afat nuk përmbushet. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda: Nëse VV-ja do të kishte program për qeveri, do ta largonte propozimin për Haxhiun 09/07/2025
Kosova Gruda thotë se Sveçla duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin e Agon Zejnullahut (VIDEO) 09/07/2025