TIKA restauron dy xhamitë në Kosovë NULL NULL 11.06.2018 11:25 11.06.2018 11:25 Ministra e Kulturës bashkë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Bashkësinë Islame, kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për restaurimin e dy xhamive – xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe xhamisë së Gazi Mehmed Pashës (xhamia Bajrakli) në Prizren, njofton Klan Kosova. Me këtë rast, Myftiu Naim Tërnava, tha se ky është një hap i mbarë pasi që xhamia e Çarshisë ka mbetur për vite të tëra e burgosur për shkak të mosmarrëveshjeve mes Ministrisë së Kulturës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve. “Shpresojmë që së shpejti të përfundojë restaurimi i kësaj xhamie më të vjetër në Prishtinë”, tha tutje Tërnava. Poashtu, Tërnava kërkoi nga Ministria e Kultruës të bashkëpunojë dhe t’ua lehtësojë Bashkësisë Islame çështjen e restaurimit të xhamive pasi që sipas tij në shumë vende të Kosovës ka xhami shumë të vjetra që s’po restaurohen. Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, tha se Ministra me këtë memorandum do t’i lehtësojë të gjitha procedurat administrative për restaurim. Ai i premtoi Tërnaves se do të angazhohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame për xhamitë e tjera. Ndërkaq ambasadorja turke, Kivicilim Kilic, tha se Turqia vazhdon ta përkrahë Kosovën për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. “Edhe ky memorandum bashkëpunimi është sukses i përbashkët”, tha më tej ajo. Për financat foli drejtori i TIKA-së, Hasan Burak Ceran, i cili tha se sado që ka nevojë për restaurimin e xhamive, TIKA do ta financojë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.