Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozit anglez i humb kuleta me 500 euro në Prishtinë, një person e gjen dhe ia kthen

NULL NULL
19.11.2019 12:29

Një tifozit anglez i kishte humbur kuleta e tij në Prishtinë.

Mirëpo Simon Bruce nuk është ndarë i dëshpëruar.

Atij krahas kënaqësisë që përjetoi në vendin tonë, iu kthye edhe kuleta nga një person që kishte gjetur.

Në kuletë ishin 500 euro dhe kartelat e ndryshme bankare.

“Më kishte rënë kuleta në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Personi që e kishte gjetur hyri në lokal dhe ma kthey. Nuk kishte marrë asgjë. Me të vërtetë, Kosova është vend i madh”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.