Tifozi vendos dy gishta prapa kokës së gazetarit të Klan Kosovës, derisa ai raportonte nga Dortmundi NULL NULL 08.07.2024 19:23 08.07.2024 19:23 Tifozi vendos dy gishta prapa kokës së gazetarit të Klan Kosovës, derisa ai raportonte nga Dortmundi Një tifoz ka vendosur dy gishta prapa kokës së gazetarit të Klan Kosovës Andi Shabanit, derisa ai po raportonte për atmosferën para ndeshjes mes Anglisë dhe Holandës. Megjithatë kjo ndodhi për pak sekonda, derisa tifozi kalonte pranë gazetarit. Shabani i cili si duket nuk e vuri re reagimin e kalimtarit, vazhdoi raportimin gjatë lidhjes direkte. “Ne gjendemi në Dortmund, ku veç se ka nisur të ndjehet pak atmosfera e mbrëmjes së mërkurë, ka një numër tifozësh anglez dhe holandez”, tha ai. “Ne nesër sigurisht do të jemi për t’i përcjellur edhe konferencat dhe stërvitjet e këtyre dy kombëtarëve, para ballafaqimit së mbrëmjes të së mekurës”, shtoi gazetari. “Anglia do të synojë të shkojë për herë të dytë në një finale të Kampionatit Evropian pasi dështoi përballë Italisë në vitin 2021”, shtoi Shabani. “Kurse Holanda pas vitit 1988 e kërkon trofeun e dytë në histori. Nesër do të sjellim informacionet më të reja, duke nisur nga kampi i Holandës dhe ai i Anglisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.