Tifozi shqiptar u fut në fushë duke qarë për t’ia kërkuar fanellën futbollistit të Chelseat NULL NULL 08.03.2023 10:30 08.03.2023 10:30 Një vogëlush shqiptar ka hyrë në fushë të martën mbrëma pas përfundimit të ndeshjes Chelsea-Borussia Dortmund. Edhe pse skuadra e tij e preferuar Chelsea, arriti të kualifikohej në çerekfinale të Champions League, kjo duket se nuk i mjaftoi atij. Vogëlushi Brenden Mesi, duke qarë ia kërkoi fanellën futbollistit të tij të pëlqyer, Enzo Fernandez. Ky moment u bë viral dhe fotografitë e çunit shqiptar po bëjnë xhiron në rrjet. “Blutë e Londrës” triumfuan ndaj “milionerëve” gjerman me rezultat 2:0, duke kaluar tutje në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Golat për klubin anglez, i realizuan Raheem Sterling dhe Kai Havertz/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. Enzo Fernández giving his shirt to young Chelsea fan who was crying 🥲🇦🇷 #UCL pic.twitter.com/Anfq5roK4u — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 8, 2023