Tifozi që u përlot pas fitorës së ekipit të zemrës: Trepça nuk dashurohet, për atë jetohet (FOTO) NULL NULL 29.05.2022 23:13 29.05.2022 23:13 Shumë emocione u panë tek tifozët “Torcida” pas fitores së Trepçës si mysafir ndaj Yllit, me rezultat 55:58. Por, ajo çka ra në sy ishin emocionet e forta që kishte një djalosh i quajtur Asdren Begu, i cili shpërtheu edhe në lot pas fitores. Ai është djali i Shefqet Begu, liderit të tifozëve mitrovicas “Torcida”. E pamjet ku djaloshi shihet i përlotur moren dhenë dhe u përhapen kudo. Pas publikimit të lajmit nga Klan Kosova, ka reaguar edhe Asdren Begu. Begu ka komentuar në artikullin e Klan Kosovës, duke shkruar se për ekipin e tij të zemrës Trepçën jetohet. “Trepça nuk dashurohet, për atë jetohet”- ka komentuar ai. Fitorja e ekipit mitrovicas e lënë të hapur diskutimin e titullit edhe për ndeshjet e tjera. Ajo e radhës do të luhet në palestrën “Minatori”. Në tri ndeshjet aktualisht prin Ylli me dy fitore. Tifozi shpërthen në lot nga gëzimi pas fitorës së Trepçës (VIDEO)
Lajme Vrasjet në Vjenë: Dënohen katër persona për ndihmën e dhënë shqiptarit në sulmin terrorist 10 minuta më parë