Tifozët shqiptarë i “mirëpresin” serbët në Gjermani me muzikë shqipe NULL NULL 12.06.2024 23:46 12.06.2024 23:46 Një incident ka ndodhur gjatë stërvitjes së kombëtares së Serbisë në Augsburg tw Gjermanisë, në prag të nisjes së Kampionatit Evropian. Kjo pasi gjatë kohës sa ishin brenda stadiumit “Rosenau” është hedhur një mjet piroteknik nga tribunat e tifozëve. Kombëtarja serbe edhe para nisjes së stërvitjeve u ballafaquan me një incident, me të mbërritur në hotel, raporton Bild,de, transmeton Klankosova.tv. Tifozët shqiptarë i “mirëpritën” lojtarët serbë me muzikë të lartë, duke brohoritur dhe duke ua treguar shqiponjën dykrenare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.