Tifozët Kuq e Zi: Në Letoni na thanë që kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë, na ndaluan parullat NULL NULL 11.06.2025 17:32 11.06.2025 17:32 Tifozët Kuq e Zi janë ankuar sërish se po pengohen nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi po u nënshtrohen kontrolleve të rrepta edhe jashtë vendit, kësaj radhe në Riga të Letonisë. “Manovrat penguese të FShF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë”, thotë reagimi i Tifozëve Kuq e Zi. “Steward-ët na thanë hapur: Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht.’ Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme ‘Tifozat Kuq e Zi’ dhe ‘TKZ on Tour’. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda”. “Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se ‘s’kishim tifoza’”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 6 orë më parë