Tifozët japonez e shfaqin flamurin e Kosovës në tribuna NULL NULL nga Endrit Zogaj 28.03.2023 12:30 nga Endrit Zogaj 28.03.2023 12:30 Benjamin Kololli ka fituar zemrat e tifozëve japonez me paraqitjet e tij me skuadrën e Shimizu S-Pulse. Reprezantuesi i kombëtarës së Kosovës arriti të shënoi në ndeshjen e fundit kur ekipi i tij barazoi 1-1 me Urawa Reds. E pasi takimi u mbyll Kololli së bashku me shokët e tij shkuan për t’i falënderuar tifozët e ekipit të Shimizu S-Pulse. E në një fotografi shihet se tifozët japan në tribuna e mbajnë edhe flamurin e Kosovës, madje jo vetëm një por edhe më shumë. Ky fakt nuk i iku as Benjamin Kolollit i cili e shpërndau fotogrfinë në rrjetet sociale.