Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët e Real Madridit me kërkesë të pazakontë për Alonson – e duan largimin e këtij lojtari

NULL NULL
18.06.2025 23:45

Tifozët e Real Madridit po i bëjnë thirrje trajnerit Xabi Alonso që të shesë një lojtar pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës për Klube.

Xabi Alonso, i cili po merrte përsipër ndeshjen e tij të parë për Realin, la titullarë Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold.  Lojtarë si Jude Bellingham dhe Rodrygo gjithashtu luajtën nga fillimi, për të mos përmendur Fran Garcian, i cili u vendos në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Por Garcia dështoi t’i impresiononte tifozët e Realit në rrjetet sociale, pasi ata duan që ai të shitet këtë verë, njofton Klankosova.tv

Tifozët u ankuan për aftësitë e tij mbrojtëse dhe konsiderojnë se ai ishte “lojtari më i keq në fushë” në stadiumin Hard Rock në Miami të Floridës.

Një përdorues i X shkroi: “Nuk kam parë kurrë një sulmues krahu më të dështuar që luan në pozicionin e mbrojtësit sesa Fran Garcia, i cili nuk kupton asnjë aspekt të pozicionimit mbrojtës. Derisa një tjetër shtoi: “Fran nuk mund ta përballojë presionin në klub. Fatkeqësisht i kufizuar. Shpresoj që Franco të bëjë një ndryshim të madh sa më shpejt të jetë e mundur.”

Real Madridi barazoi 1-1 në ndeshjen ndaj Al-Hilalit. / Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.