Tifozët e Prishtinës sulmojnë me gurë autobusët e Trepçës, tre policë të lënduar nga përleshja në Rahovec (VIDEO) NULL NULL 19.02.2023 21:13 19.02.2023 21:13 Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar në Rahovec, gjatë kryerjes së detyrës së tyre për të neutralizuar situatën, në përleshjen mes tifozëve të Trepçës dhe atyre të Prishtinës, pas ndeshjes së finales së basketbollit. Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili shtoi po ashtu se policia për të shpërndarë turmën në këtë rast, është detyruar të përdorë sprejin. Ai po ashtu ka konfirmuar se disa autobusë me tifozë të Trepçës, janë sulmuar me gurë nga po tifozët kundërshtarë të tyre, të Prishtinës, të cilët dhe i mposhtën në këtë ndeshje finale. Tifozët përleshen mes vete në Rahovec, pasi Trepça mposhti Prishtinën në fianale (VIDEO)
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months