Tifozët e Crystal Palace shfaqin baner kritikues ndaj pronarëve sheikë të Newcastle NULL NULL 24.10.2021 09:34 24.10.2021 09:34 Policia britaneze ka filluar hetimet për një flamur të shfaqur nga tifozët e Crystal Palace, para barazimit të së shtunës me Newcastle. Pankarta kishte një imazh të pronarëve të rinj të Newcastle nga Arabia Saudite, PIF, gati t’i prisnin kokën një zogu karafil, ndërsa tifozët pa fytyrë në sfond këndonin: “Ne e kemi kthyer klubin tonë”, si dhe shefin ekzekutiv të Premier Ligës, Richard Masters, i rrethuar me gjak, por i pajtimit pasi që kishte një thes me para. Baneri po ashtu renditi shkeljet e regjimi saudit, ku në to përfshihej terrorizmi, prerjet e kokave, abuzimi i të drejtave civile, vrasjet, persekutimet dhe censurat, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv. Një deklaratë e lëshuar më vonë nga grupi i mbështetësve të Crystal tha se Premier Liga kishte zgjedhur paratë në vend të moralit për të lejuar marrjen e kontrollit, duke shtuar se ajo kishte bërë biznes me një nga regjimet më të përgjakshme dhe represive në botë. “Të shtunën më 23 tetor policia mori një raport të një flamuri ofendues të shfaqur nga tifozët e Crystal Palace. Oficerët po vlerësojnë informacionin dhe po kryejnë hetimet. Çdo akuzë për abuzim racist do të merret shumë seriozisht”, tha policia metropolitane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.