Tifozët belgë u nisën në Uells, gabimisht mbërritën në Angli (VIDEO) NULL NULL 14.06.2015 16:10 14.06.2015 16:10 Një grup i tifozëve belgë e ka bërë një gafë gjatë udhëtimit në Cardiff, ku përfaqësuesja e tyre të premten luajti kundër Uellsit. Belgët u nisën me autobus, por në vend se të mbërrijnë në shtetin Wales ata shkuan në qytetin Wales, që gjendet afër Sheffield, në Angli – 300 kilometra larg destinacionit të dëshiruar. Fajin për këtë ngjarje ia lanë shoferit, i cili gabimisht e kishte programuar GPS-in, transmeton Klan Kosova. Uellsi fitoi ndaj Belgjikës 1:0, me gol të Gareth Bale. Me këtë fitore, ekipi uellsian i ka rritur gjasat që të jetë pjesë e finaleve të një gare të madhe futbollistike për herë të parë pas vitit 1958, kur mori pjesë në Kampionatin Botëror në Suedi. https://youtu.be/8Bgw07JZzog *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.