Tifozat Kuqezi: Absurditet moslejimi i Ballist Morinës në ndeshje NULL NULL 02.10.2015 19:44 02.10.2015 19:44 Tifogrupi më i madh i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuqezi”, nëpërmjet një deklarate kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, për masat e marra në ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do luhet në “Elbasan Arena” më 8 tetor. Sipas tyre, kushtet e vëna nga organizatorët e ndeshjes janë të papranueshme, madje edhe provokative. Ata kanë dalë kundër ftesës, që kryeministri Rama i ka bërë homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, për të qenë i pranishëm në “Elbasan Arena”. Në deklaratën e tyre thuhet se, nuk mund të jetë në stadium një njeri, i cili në Beograd qëndroi indiferent kur dëgjoheshin thirrjet raciste “vritni shqiptarët”. “Tifozat Kuqezi” kanë shprehur pakënaqësi edhe për moslejimin e fanellave me simbole kombëtare, e përveç kësaj, e kanë quajtur absurditet deri në servilizëm të FSHF-së ndaj serbëve, për të mos lejuar hyrjen në stadium të Ballist Morinës, i njohur si autori i ngritjes së “drone”-it në Beograd, një njeri që nuk ndiqet penalisht, shkruan TopChannel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.