‘Ti je një mrekulli’: Vazhdojnë shpëtimet në Turqi 150 orë pas tërmetit (VIDEO) NULL NULL 12.02.2023 15:13 12.02.2023 15:13 Në Hatay të Turqisë një vajzë 12-vjeçare, Cudie, u shpëtua pasi u bllokua për 147 orë nën rrënoja. Media shtetërore raportoi gjithashtu për një 13-vjeçar të shpëtuar në Gaziantep të dielën, me shpëtimtarët duke thënë: “Ti je një mrekulli”. Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28,000. Siria nuk ka raportuar një numër të përditësuar të vdekjeve që nga e premtja, kështu që numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë më i lartë. Shpresat për gjetjen e shumë të mbijetuarve janë pakësuar dhe në terren ka një ndjenjë se misioni i shpëtimit do të përfundojë së shpejti. Forca Siriane e Mbrojtjes Civile, ose Helmetat e Bardha, e cila operon në zonat e kontrolluara nga rebelët e vendit, i ka thënë BBC-së se përpjekjet e grupit të kërkimit po mbyllen. Por dhjetëra mijëra shpëtimtarë vazhduan kërkimet e tyre gjatë natës nëpër zonat e prekura në Turqi dhe Siri, transmeton Klankosova.tv. Pamje nga shpëtimet mund t’i gjeni në vegzën e mëposhtme: https://www.bbc.com/news/world-middle-east-64617245 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Tre të arrestuar për aksidentin me 4 viktima në Vorë - Fushë Krujë, policia jep detaje 2 minuta më parë