Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thunder kërkon lavdinë pas 46 vitesh, Pacers shpresën

NULL NULL
19.06.2025 17:16

Sonte do të luhet seria e gjashtë e finaleve të NBA në mes Indiana Pacers dhe Oklahoma Cityt.

Pacers duhet të fitojnë më patjetër në mënyrë që të luhet edhe një ndeshje tjetër finale e madhe në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Ndërsa, Thunder është vetëm një fitore larg që ta fitojnë titullin për herë të parë pas 46 viteve, njofton Klankosova.tv.

Në ndeshjen e fundit, shkëlqeu basketbollisti Jalen Williams, i cili arriti të shënonte plot 40 pikë dhe kishte një saktësi të gjuajtjeve prej 56 për qind.

Ndeshjen e gjashtë finale në mes Indianës dhe Oklahomës mund ta ndiqni ekskluzivisht në Sport 1 nga ora 02:30 pas mesnate.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.