Thomas Vermaelen ka ambicie për fitoren e Belgjikës në “EURO 2020”

Thomas Vermaelen ka ambicie për fitoren e Belgjikës në “EURO 2020”

NULL NULL
2 weeks më parë

Mbrojtësi i Belgjikës, Thomas Vermaelen në një intervistë për “Football Daily”, është shprehur optimist për suksesin e Belgjikës në “EURO 2020”.

Edhe pse Vermaelen i sheh si pretendent skuadra si ajo e Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë,  ai thotë se ata kanë ardhur për të fituar, përcjell  Klankosova.tv.

“Nuk po e fsheh se ne e kemi ambicien si shtet që mund të fitojmë, normal që ne shkojmë për ta fituar turneun dhe nuk kemi pse ta fshehim”, tha Vermaelen.

Belgjika është në Grupin B dhe do të ndeshet me Rusinë në ndeshjen hapëse më 12 qershor në Shën Petersburg, transmeton Klankosova.tv.

Ata do të përballen me Danimarkën në Kopenhagë më 17 qershor përpara se të kthehen në Shën Petersburg për t’u përballur me Finlandën në takimin e tyre të fundit në grup në 21 qershor.