Thomas Müller i jep lamtumirën Bayern-it pas 25 vitesh legjendare NULL NULL 07.07.2025 18:56 07.07.2025 18:56 Pas rikthimit nga Kupa e Botës për Klube në SHBA, ku Bayern u eliminua në çerekfinale nga PSG (0:2), Thomas Müller është përshëndetur për herë të fundit me klubin e zemrës. Të hënën pasdite, legjenda 35-vjeçare u largua nga “Säbener Straße”, duke i dhënë fund një epoke të lavdishme, transmeton klankosova.tv. Müller, i cili iu bashkua Bayern-it në vitin 2000 si pjesë e grupmoshës D-Jugend, ka zhvilluar plot 756 ndeshje zyrtare- një rekord për klubinL, dhe ka fituar 33 trofe, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e futbollit gjerman. Me përfundimin e kontratës së tij në fund të korrikut, përfundon edhe një kapitull historik në rekord-kampionin e Gjermanisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.