''Thirrjet për dhunë, jo mjet për të imponuar pozicione kontraverse'' - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Thirrjet për dhunë, jo mjet për të imponuar pozicione kontraverse”

NULL NULL
01/03/2017

Steffen Seibert, zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel, i pyetur nëse qeveria federale e Gjermanisë është një prej përfaqësuesve të huaj që mbështesin pretendimin e Lulëzim Bashës se ka mbështetjen e tyre, Seibert u përgjigj se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate të udhëheqësit të opozitës shqiptare.

Seibert është pyetur në lidhje me bllokimin që opozita me në krye Lulzim Bashën i ka bërë Parlamentit për dy javë rresht, dhe deklaratat e Bashës se ka marrë mbështetjen e shumë përfaqësuesve të huaj për të rrëzuar qeverinë Rama, për një qeveri teknike.

Seibert tha se i bën thirrje partive politike që të zbusin mosmarrëveshjet, dhe se thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk duhet të jenë mjet për të imponuar pozicione politike kontroverse, raporton TCh.