"Thirrja e Vuçiqit drejtuar serbëve nga Kosova është sinjal për lajme të këqija nga Brukseli" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Thirrja e Vuçiqit drejtuar serbëve nga Kosova është sinjal për lajme të këqija nga Brukseli”

NULL NULL
18/08/2022

Pas lajmit se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka caktuar një takim me serbët nga Kosova për të dielën në orën 11:00, kosovo-online shkruan se siç mësojnë, kjo ftesë është sinjal për lajme të këqija nga Brukseli, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se të ftuar janë të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e qarkut e drejtorët e spitaleve.

Sot në Belgjikë presidenti Vuçiq zhvilloi takim me kryeministrin Kurti, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.