Lajmet e fundit

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 9 shtator, nga ora 11:00.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se vendimi për vazhdimin e seancës vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike dhe marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
“Kosova nuk ka nevojë për zvarritje të reja, krizë tjetër dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka deklaruar mes tjerash ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv