Theu rekordin e Guinness për ditëlindjen më të gjatë në botë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theu rekordin e Guinness për ditëlindjen më të gjatë në botë

NULL NULL
08/08/2015

Sven Hagemeir nuk do e harrojë kurrë ditëlindjen e 26-të.

Ai më 4 gusht kishte ditëlindjen, mirëpo për dallim nga vitet e tjera, kjo e fundit zgjati 46 orë.

Hagemeier është nga Gjermania, dhe vendosi që ditëlindja e tij të jetë shumë e veçantë, transmeton Klan Kosova.

Kështu ai më datë 4 gusht udhëtoi për në Zelandë të Re më pas në Australi e më vonë në Havai.

Udhëtimi i tij, nëpër këto tre vende i’a mundësoi që për 48 orë të jetë në të njëjtën datë, pra në datën e lindjes së tij.

Kështu ai ka thyer rekordin e mëparshëm të Guinnessit për ditëlindjen më të gjatë në botë.

Deri pak ditë më parë këtë rekord e mbante Nargis Bhimji nga Pakistani, për ditëlindjen që i zgjati 35 orë e 25 minuta.

Ai në vitin 1998  kishte fluturuar nga qyteti i tij Karachi në Singaporë të San Franciskos.

Edhe pse ditëlindJa e Hagemeier zgjati më së shumti në botë, nuk është që festoi shumë.

Kjo sepse, për ta thyer këtë rekord, ai duhej që të udhëtonte tërë kohën me aeroplan.

Ai është shprehur se vitin tjetër kur do të mbushet 27 vjeç, ditëlindjen e tij do e festojë pranë gruas së tij.