Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Thesari” i Piratit Kidd

NULL NULL
07.05.2015 20:50
Eksploruesit nën –ujorë në Madagaskar thanë se kanë zbuluar një thesar që i përket shekullit të 17-të,  më saktësisht besohet se është thesar i piratit William Kidd.

Një gur rreth që peshonte rreth 50 kilogramë u soll në bregun e ishullit të Sainte-Marie.

Ky gur iu prezentua presidentit të Madagaskarit në një ceremoni të veçantë.

Eksploruesi, Barry Clifford u shpreh se ai beson se ka edhe shumë gurë të tillë në atë pjesë.

Ndërsa ekipi i eksploruesve beson se ky gur që ka të gravuara shkronjat S dhe T e ka origjinën në shekullin e 17-të , në Bolivia. Ata gjithashtu janë shprehur se ky gur ka lidhje me piratin Kidd por për tu siguruar në lidhje me këtë thanë se duhet të bëhen analiza më të thella.

Pirati Kidd njihet si një kriminel i pamëshirshëm që u ekzekutua në vitin 1701.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.