Therret një i mitur në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë NULL NULL 19.01.2021 16:18 19.01.2021 16:18 Një i mitur është therrur me thikë në afërsi të shkollës “Ismail Qemali:” në Prishtinë. Viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Kështu për Klan Kosova tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës. Borovci tha se në stacionin policor është shoqëruar një i mitur tjetër që dyshohet se e ka shkaktuar lëndimin. “Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”. “Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024