Therret një 17 vjeçar në Prizren NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Një 17 vjeçar është therrur me thikë. Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 15:30. I lënduari është me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu për Klan Kosova tha Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit. “Sot rreth orës 15:30, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por që ndodhej jashtë rrezikut për jetë”. Osmanollaj tha se aktualisht ai është duke u intervistuar në Stacionin e Policisë për të marrë informacion lidhur me rastin dhe të dyshuarin.