Therja e zyrtarit evropian në Gjakovë, Zyra e BE-së për Klanin: Jemi të shokuar NULL NULL 05.11.2025 13:05 05.11.2025 13:05 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është deklaruar rreth rastit të therjes me thikë të një zyrtari të saj në Gjakovë. Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon në një përgjigje për Klankosova.tv tha se janë tronditur nga ky lajm. “Jemi të tronditur nga ky lajm dhe i urojmë stafit të përfshirë shërim të shpejtë dhe të plotë”. Në përgjigjen e tij mes tjerash thuhet se rasti është duke u hetuar. “Një hetim është duke u zhvilluar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”. Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur për Klankosova.tv se shtetasi i huaj i therur në Gjakovë është në gjendje stabile. Syla tha se ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtejshëm. “Pacienti është në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendrën Emergjente. Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai. Shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile Lajmi për këtë rast fillimisht u bë i ditur në raportin 24-orësh të policisë ku u tha se i njëjti kishte ndodhur mbrëmë dhe se shtetasi i huaj kishte marrë dy plagë nga thika. Shtetasi i huaj dyshohet se u ther me thikë në Gjakovë, kishte dy plagë në trup