Theri për vdekje vëllain, flet kryeprokurori: Sipas informacioneve fillestare i dyshuari është me të meta psiqike NULL NULL 28.10.2024 09:39 28.10.2024 09:39 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku dyshohet se një person e ka ther për vdekje vëllain e tij. Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria. Kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, tha për Klankosova.tv se i dyshuari sipas informacioneve fillestare është me të meta psiqike. “Në vendin e ngjarje ka dalur prokurorja, jemi duke u marrë me rastin”, tha Gashi për Klankosova.tv Derisa motivet lidhur me rastin ende nuk dihen. Viktima e këtij rasti është Auron Myftari derisa i dyshuari Gent Myftari, njofton Klankosova.tv Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 14 orë më parë