Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion

NULL NULL
06.07.2025 08:53
Foto ilustruese

Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:40, në “Rrugën e Pejës”, pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

I dyshuari e ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën, e po ashtu i njëjti ia ka dëmtuar edhe veturën.

Ai është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.