Theret me thikë deputeti i Partisë Konservatore në Britani

Theret me thikë deputeti i Partisë Konservatore në Britani

NULL NULL
2 months më parë

Deputeti britanik i Partisë Konservatore, Sir David Amess është goditur disa herë me thikë në një incident në fushatën e tij elektorale, sipas raportimeve.

Deputeti 69-vjeçar u sulmua të premten në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Është raportuar se një burrë hyri në pjesën ku mbahej fushata dhe goditi me thikë deputetin disa here, shkruan ineës.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Essex konfirmoi incidentin dhe njoftoi se është arrestuar një person.

“Një burrë është arrestuar pas një incidenti në Leigh-on-Sea”.