Theren me thikë babë e bir në Fushë Krujë NULL NULL 09.08.2020 22:57 09.08.2020 22:57 Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç, janë dërguar në spital me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta, thikë, në disa pjesë të trupit. Gjendja më e rëndë për jetën paraqitet për 58-vjeçarin Shefqet Stafuka,pasi ka marrë plagë në pjesën e barkut, ndërsa i biri ndodhet jashtë rrezikut. Të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 21:00 , ku gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit me një person, i cili pasi ka plagosur me thikë babë e bir është larguar nga vendi i ngjarjes. Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Para pak çastesh Policia e Shtetit ka kapur autorin e vepres penale. Njoftimi i plotë: Fushë Krujë Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdes nga kanceri Xhavit Ferizi – Raketa, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe ish-truproje e Thaçit 13 minuta më parë