Theo dhe Al Hilal, ende nuk ka marrë fund gjithçka NULL NULL 18.06.2025 23:25 18.06.2025 23:25 Al Hilal ka rikthyer ofertën për Theo Hernandezin pasi marrëveshja paraprake dështoi para nisjes se Kupës së Botës për Klube. Milani është i gatshëm ta shesë për 30 milionë euro plus 5 milionë bonuse. Klubi italian ka pranuar kushtet, por vendimi përfundimtar mbetet në dorën e lojtarit. Theo heziton për shkak të dëshirës për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe për të ruajtur vendin në kombëtaren franceze. Negociatat do të vazhdojnë në ditët në vijim, shkruan gazetari Fabrizio Romano. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.