Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Themelohet Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa

NULL NULL
20.11.2023 14:15

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka njoftuar se është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa.

Mehmeti theksoi se ky institut ka për qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftoj se në Prishtinë është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF). Instituti ka qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues”, shkroi Mehmeti

“Me eksperiencë të gjatë udhëheqëse në sektorë të rëndësishëm, së fundmi Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, do të drejtoj institutin që të kontribuojë për idetë ekonomike me qëllim zhvillimin ekonomik dhe prosperues të Kosovës”.

“Kosova si shtet i ri ka nevojë për më shumë ide dhe plane konkrete, të cilat do të jenë një mundësi më e mirë për institucionet qoftë publike apo edhe private”.

“Fushëveprimtaria e Institutit IHEF fokusohet në disa fusha si: Zhvillim ekonomik, social, avokim e lobim, integrime evropiane dhe komunikim”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.