Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, Serbia nuk e do shtrirjen e saj në pjesën Veriore (VIDEO) NULL NULL 06.12.2018 18:11 06.12.2018 18:11 Derisa Kosova gjendet në prag të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, Beogradi zyrtar vazhdimisht kundërshton themelimin e kësaj ushtrie. Gazetari i televizionit Klan, Idro Seferi nga Beogradi ka bërë të ditur se Serbia ka shqetësim të vetëm shtrirjen e funskionit të ushtrisë së Kosovës në pjesën Veriore. ”Serbia duket që e ka kthyer besimin që para disa javësh tha se e kishte humbur tek NATO”. ”Reagime pati edhe gjatë konferencave të tij të fundit ku Aleksandar Vuçiq tha se ushtria është në kundërshtim me ligjet e Kosovës gjë që e tha edhe kryeministrja Ana Brnabiq”. ”Në anën tjetër një pjesë e analistëve në Beograd besojnë se nuk do të ketë një ndryshim të madh por pohojnë se gjithësesi që Kosova do të arrijë një marrëveshje me KFOR-in që të qëndrojë për një periudhë më të gjatë për të garantuar sigurinë”. ”Kryesorja për Serbinë është që të mos jetë ushtria në pjesën Veriore, që i bie nuk duan të funksionojë në atë pjesë, ky është shqetësimi që do ta paraqes Vuciq por edhe formimi i saj po proklamohet si një kërcënim për ushtrinë”. ”Serbia është përgatitur vitin e fundit që ushtria e Kosovës do të bëhet sepse ajo është përmendur gjatë kohë dhe u diskutua edhe në Kuvend ku iu është bërë thirrje serbëve që të mos bëhën pjesë e ushtrisë”. ”Ndaj dhe është duke bërë ofanzivë diplomatike duke kërkuar tërheqje njohjesh për Kosovën gjë që në Serbi del të jetë më shumë konsum i brendshëm”. Info Magazine – 06.12.2018 A do të bëhet ushtria e Kosovës? Të ftuara në Info Magazine, Besa Kabashi, eksperte e sigurisë dhe Donika Kadaj Bujupi, deputete e AAK-së Publiée par Info Magazine Klan Kosova sur Jeudi 6 décembre 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë 6 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 45 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë