Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

The Sun shkruan për stadiumin e Magures, dhe për talljet e magurasve me Manchesterin

NULL NULL
19.09.2023 21:01

Në stadiumin e fshatit Magure në Lipjan është ndërtuar një tribunë që është në drejtim të kundërt me fushën, dhe për këtë ka shkruar edhe mediumi britanik, The Sun.

Kjo i ka vënë fansat maguras në lajthitje, të cilët e kanë marrë sa me habi e sa me humor këtë situatë.

“Kjo është e çuditshme”, ka thënë një fans, sipas The Sun.

“Do të doja të luante Manchester Unitedi këtu”, ka thënë një fans tjetër sipas këtij mediumi.

Sidoqoftë, raportohet që tribuna që është në anë të kundërt me fushën është në fakt një stadium i ri që po ndërtohet për klubin që e ka në pronësi fushën prapa fushës në fjalë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.