15:37, 15 Prill 2019

Revista amerikane The New Yorker i ka kushtuar një artikull të gjatë librit “Crossing” të shkruar nga autori kosovar, Pajtim Statovci.

Është poeti amerikan Garth Greenwell, ai i cili ka marrë iniciativën të shkruajë një kritikë pozitive për librin kosovarit që jeton në Finlandë, njofton Klan Kosova.

Greenwell ka vendosur ta titullojë artikullin “Historia e një refugjati homoseksual europian që këmbëngul në vetëzbulim”.

Ndërsa autori Statovci i është gëzuar këtij lajmi të cilin e ka vlerësuar si një analizë të bukur.


“Nuk mund të besoj, Garth Greenwell ka shkruar për librin tim në New Yorker. Çfarë shqyrtimi i thellë the i bukur i librit”, ka shkruar Statovci në Twitter.

Kujtojmë se autori në fjalë është i njohur për librin e titulluar “My Cat Yugoslavia” me të cilin e fitoi edhe çmimin e letërsisë “Helsingin Sanomat Literature Prize”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë