Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

The Beatles dhe revolucioni muzikor

NULL NULL
07.05.2015 10:00
Për bendin më të famshëm të të gjitha kohërave diskutohet nëse kanë bërë revolucion apo jo.

Grupi legjendar The Beatles shpesh cilësohet si një ndër grupet që sollën revolucion në muzikë.

Por, disa studiuesit nga ”Queen Mary University” në Imperial College në Londër e kanë studiuar evolucionin e muzikës prej viteve 1960 deri në 2010, duke arritur në përfundim se muzika që pretendohet të jetë krijuar nga The Beatles ka ekzistuar kohë më parë në SHBA.

“Njohësit e muzikës flasin për atë se si  The Beatles shkuan në Amerikë dhe ndryshuan çdo gjë, por kjo është krejtësisht e rastësishme. Ata nuk bënë revolucion, thjesht iu bashkuan revolucionit që tashmë ekzistonte” – shprehet Arman Leroi, profesor në Imperial College.

Sipas studiusve, amerikanët ishin duke u bërë rockerë qysh përpara se këtë zhanër të muzikës ta kultivonin The Beatles dhe kjo mund të vërehet shumë lehtë në fillimet e viteve të 1960’ta, kur vihet re se amerikanët më nuk po i pëlqenin notat e lehta.

“The Beatles ishin thjesht djem me model të bukur flokësh dhe theks britanez, por muzika e tyre tashmë ishte një dashuri e arrirë për amerikanët, kështu që ata nuk sollën asgjë të re atje”– shprehet Leroi.

Për këtë dilemë është hapur një sondazh në gazetën britanike The Telegraph: “A mendoni që The Beatles e filluan revolucionin në muzikë?”, në të cilin 60% janë përgjigjur pozitivisht.

E filuan apo jo, kjo ndoshta gjithmonë do të diskutohet, por ajo që dihet me siguri është se The Beatles do të mbahen mend për notat, tekstet, muzikën dhe stilin tyre të veçantë.

Prandaj, kënaquni me këngët e tyre ku bën pjesë edhe – Revolution.

 klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.