10:30, 21 Nëntor 2019

Këta djem po mbajnë një qengj të ngordhur në kaçubë që sapo ka vdekur nga kequshqyerja.

Thatësira që po zgjat muaj të tërë po prek pjesën më të madhe të Afrikës së Jugut, njofton Klan Kosova.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, Afrika e Jugut ka pasë reshje normale në vetëm një nga pesë sezonet e kaluara, duke bërë që fermerët të marrin një goditje të fortë.

Pronarja e qengjit të ngordhur, 55 vjeçarja Gertruida Buffel, për dy javë kishte ushqyer dy qengjat e saj të vogël me një përzierje me misër dhe ujë pasi delja vdiq nga uria.

“Tani ky i vogli tjetër vazhdon, duke pirë vaktin e tij të misrit dhe është gjithçka që unë mund t’i jap vërtet, sepse nuk kam para për t’i blerë qumësht për t’i ushqyer ashtu siç duhen ushqyer. Ky është rezultat i thatësirës që ne luftojmë kështu”.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 11 milion njerëz tani përballen me nivele krize të pasigurisë ushqimore në vende si Zimbabve dhe Mozambik, ku dy ciklone fshinë të korrat në fillim të këtij viti.

Shumë fermerë në provincën e Kepit të Veriut të Afrikës së Jugut, ndër zonat më të goditura, janë duke u përpjekur të mbajnë njerëzit gjallë dhe kafshët në kohën kur po bien të ardhurat po grumbullohen borxhet.

Fermeri i deleve Louis van der Merwe, 64 vjeç, u emocionua kur po përshkruante humbjen e më shumë se 400 deleve dhe 450 gazeleve në dy vitet e fundit për shkak të thatësirës më të madhe që ai ka parë në 45 vjet bujqësi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë