15:29, 20 Korrik 2019

Menduat se fotot e Irina Shayk me një mashkull ishin të tepërta duke qenë se ka vetëm 5 javë që është ndarë nga Bradly Cooper?!

Nëse po, prisni se ka akoma! Revista “InTouch” sapo na konfirmoi se fjalët paskan qenë të vërteta dhe se Lady Gaga është arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit më të njohur të showbiz-it.

Sipas burimeve për revistën, Gaga është zhvendosur në shtëpinë 13,5 milionë dollarëshe të aktorit në New York dhe dyshja nuk ka arsye përse të fshihet tashmë.

“Tani që lidhja e tij me Irinën mori fund, Gaga nuk do ta lërë Bradley-n t’i shpëtojë prej duarsh. Ajo madje ka zhvendosur disa gjëra të saj në shtëpinë e aktorit”, thuhet në artikullin e bujshëm.

Po sipas të njëjtit burim, Bradley i ka lwshuar disa nga sirtaret e tij këngëtares dhe ajo i ka mbushur me rroba të reja, fustane, këpucë madje dhe të brendshme, shkruan lapsi.al

Sikur të mos mjaftonte kjo, thuhet se atë që Bradley nuk e bëri me një nga modelet më seksi të pasarelave botërore (e kemi fjalën për martesën ok!) do ta bëjë me këngëtaren e njohur.

Dhe prisni se përralla vijon, Bradley dhe Gaga duan të bëjnë edhe një vëlla ose motër për Lean e vogël.

Por një tjetër portal, gossipcop.com, i ka cilësuar si të rreme këto pretendime dhe sipas tij, Lady Gaga dhe Bradly Cooper nuk janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Edhe mediat pak më shumë të besueshme si “People”apo “Entertainment Tonight” kanë konfirmuar të njëjtën gjë që ish-kolegët e filmit “A star is born”, kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk janë çift.

Konkurs Pune

Lexo më shumë