Thaqi pas humbjes nga Plzeni: Nuk u dorëzuam kurrë, i kemi edhe pesë ndeshje të tjera NULL NULL 21.09.2023 23:32 21.09.2023 23:32 Kapiteni i Ballkanit, Armend Thaqi, ka folur pas ndeshjes që kampioni i Kosovës e humbi nga Viktoria Plzeni në Ligën e Konferencës. “Nuk u dorëzuam deri në fund, mirëpo këtë e ka futbolli”, ka thënë Thaqi për ArtMotion pas takimit. “Është ndeshja e parë, i kemi edhe pesë ndeshje të tjera, nuk kemi pse ta ulim kokën edhe pse është rezultat jo i favorshëm”. “Këto pikë që i lamë sot do t’i kthejmë në një ndeshje të afërt që e kemi”, përfundoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.