13:38, 22 Shtator 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 21 vjetorin e rëniës së tyre heroike, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se ata ranë duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës.

“Para 21 viteve ranë heroikisht në ballë të betejës Komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëluftëtarja e tij Xhevë Krasniqi – Lladrovci, duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofansivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Image may contain: one or more people, people standing, shoes and outdoor

Konkurs Pune

Lexo më shumë